Duket se tensioni është i lartë në shtëpinë e Milanit. Kuqezinjtë kërkojnë disa emra në merkato, por së fundmi është raportuar një “shkëndijë” mes drejtorit të ri Gazidis dhe Maldinit.
I ardhur nga Arsenali, politikat e Gazidis janë që mos të shpenzohet për lojtarë më shumë se 25 vjeç. Shkaku i tensionit është Mesut Ozil. Milani ka nevojë për një fantazist dhe Maldini “monitoron” situatën e turko-gjermanit që nuk ka marrdhënie të mira me trajnerin Emeri.
Nga ana tjetër, Gazidis është kundër afrimit të një lojtari 30 vjeçar dhe që përfiton një rrogë të majme. “Djalli” e kërkon në huazim mesfushorin, por paga e tij prej 14.4 milionë paund në sezon është një shumë që kuqezinjtë nuk e përballojnë, aq më tepër që ata ndodhen në vëzhgim nga UEFA për shkak të “Fair Play” financiar.