Aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” kaloi nëpër Kanalin e Suezit gjatë rrugës për në Gjirin Persik, e kjo për shkak të përshkallëzimit të marrëdhënieve me Iranin – tha kreu i autoriteteve portuale egjiptiane, Mohaab Mamish.
Mediat e Kajros bëjnë më dije se ai u takua me atasheun ushtarak të SHBA në Kajro, gjeneral Ralph Grover, i cili udhëtoi në zonën e Kanalit të Suezit, me mision kontrollin e gjendjes së luftanijes amerikane.
Më parë, të dielën, Shtëpia e Bardhë tha se po dërgon një mbajtës të bombarduesve B-52 në Gjirin Persik
Presidenti iranian Hassan Rouhani paralajmëroi të mërkurën se Irani do të pezullojë disa pjesë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Rouhani tha se Irani do të vazhdojë me një nivel të lartë të pasurimit të uraniumit nëse fuqitë botërore dështojnë të mbajnë premtimet e tyre në kuadrin e marrëveshjes bërthamore të arritur në 2015.