“Dua të them se kam pasur shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta edhe mes rrjeteve sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve thelbi ishte: po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur? Tani jam edhe më i bindur se Ballkani i Hapur është rruga jonë për të mirën e përbashkët”.
Kështu u shpreh kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin teksa u pyet se çfarë do të ndodhë me Ballkanin e Hapur pas tensioneve të fundit Kosovë-Serbi.
“Ka një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Kemi një mosdakordësi në këtë pikë me Albinin dhe kjo është e natyrës politike dhe duhet ta trajtojmë si të tillë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre. Është e pashmangshme dhe Serbia do ta njohë Kosovën, por edhe falja për krimet e luftës do të vijë, por pyetja është kur do të vijë?”, tha Rama.