Dy ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku bëri thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje.
Teksa foli në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës.
“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë”, tha Ati i Shenjtë.
Më tej shtoi: “Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim.”
Të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani.