Ruja Ignatova e njohur si “mbretëresha në kërkim e kriptomonedhave” dyshohet se shtiu në dorë një raport policor të hetimeve për të dhe mashtrimin e saj prej 4 miliardë dollarësh.
42-vjeçarja bullgaro-gjermane është femra e vetme në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI për mashtrimin me një skemë piramidale të fshehur si një kriptomonedhë e quajtur OneCoin.
“BBC” ka mundur të shohë dosje dhe dokumente nga takimet e Europol ku thuhet se mashtruesja e dinte mbi përpjekjet që po bëheshin për arrestimin e saj përpara se të zhdukej. Ignatova është arratisur që prej vitit 2017 pa asnjë gjurmë.
Një ish-spiun dhe këshilltar i besuar i “Mbretëreshës së kriptove”, Frank Schneider i dha asaj dokumente të policisë. Schneider mohon që t’i ketë marrë këto të dhëna, për të cilat ai thotë se iu dhanë nga Ignatova në një pajisje USB. Ai shton se dokumentet në atë USB tregojnë që ajo e ka marrë informacionin nëpërmjet kontakteve të saj në Bullgari.
Schneider do të ekstradohet në SHBA për rolin e tij në mashtrimin e OneCoin. Europol është shprehur se ngjarja vijon të hetohet.