Aktualitet Tentativa për të vrarë “Akilin”, 3 të arrestuar. Ish-shefi i Krimeve bashkëpunoi...

Tentativa për të vrarë “Akilin”, 3 të arrestuar. Ish-shefi i Krimeve bashkëpunoi me “Kep Rapin”: Urdhri erdhi nga Holanda

Tre persona janë arrestuar në lidhje me një tentativë vrasje.

Rexhep Rapi, ose i njohur ndryshe si “Kep Rapi” është vënë në prangat e policisë i akuzuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

I përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se është edhe ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni i arrestuar më herët për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Dedan Gjoni

Në pranga ka rënë edhe Algert Arapi, nipi i ‘Kep Rapit’.

Hetuesit thonë se kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni, në kohën kur ka qenë me detyrë në Komisariatin e Shijakut, ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.

Xhevdet Plaku, “Akili”

Në shënjestër ishte Xhevdet Plaku, i njohur edhe me nofkën “Akili”. Ai dyshohet se drejtonte trafikun e drogës nga Amsterdami i Holandës, por dyshohet edhe për vepra të tjera.

Plaku përdorte 25 identitete të ndryshme.

Nga hetimet rezulton se Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat “Akilin” dhe u ka thënë autorëve orarin që do e lironte dhe u ka nisur foto të tij. Më pas kjo ngjarje nuk është realizuar dot pasi autorët janë tërhequr.

Nga provat e mbledhura deri tani rezulton se edhe urdhri i krimit u dha nga Holanda.