Aktualitet Tentoi të godiste gjykatësen gjatë pasi dha vendimin, arrestohet 63-vjeçari në Lushnje

Tentoi të godiste gjykatësen gjatë pasi dha vendimin, arrestohet 63-vjeçari në Lushnje

Një 63-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi tentoi të godiste gjyqtarin që po drejtonte çështjen e tij. Siç bëhet e ditur, 63-vjeçari fillimisht kundërshtoi vendimin e gjykatëses gjatë seancës për çështje pronësie dhe më pas tentoi ta godiste atë.

Sipas personit që është vënë në pranga, vendimi i gjykatëses ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.