Një 43-vjeçar në Durrës është vënë në pranga për korrupsion ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ai tentoi të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë duke i ofruar një shumë parash. Qëllimi i tij ishte lehtësimi i procedurave për testimin e kampioneve të marra në baxhon e tij.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës”, njoftoi policia.