Aktualitet Tentoi të trafikonte armë në Francë, arrestohet 21-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të trafikonte armë në Francë, arrestohet 21-vjeçari në Portin e Durrësit

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit në dalje të Shqipërisë pasi tentoi të trafikonte në Francë një armë zjarri.

I arrestuari është Valmir Ademi nga Kosova, i cili është rezident në Francë. Në makinën e tij Fiat 500 u gjet e fshehur pistoleta dhe 2 krehëra të saj.

Policia kishte informacion se 21-vjeçari po tentonte të trafikonte pistoletën drejt Francës. Nga kontrollet në makinën, arma u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa i riu akuzohet për trafikim të armëve dhe municionit.