Aktualitet Tentoi të vetëdigjej para Bashkisë së Durrësit, gruaja: Jetoj me 70 mijë...

Tentoi të vetëdigjej para Bashkisë së Durrësit, gruaja: Jetoj me 70 mijë lekë të vjetra

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë para Bashkisë së Durrësit, ku një gruaja rreth 60 vjeçe tentoi të vetëdigjet me benzinë. Sipas “BalkanWeb”, gruaja ka folur para bashkisë për vështirësitë e madhe ekonomike, që ka në familje.

Ajo është shprehur se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj, djalin e ka të papunë, dhe vetë nuk ka mundësi të punojë. Sipas saj, shuma që merr nuk i del për ilaçe dhe as për të blerë ushqime. Në këtë gjendje, gruaja është shprehur se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.

Kështu, ajo ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta, ka lyer këmbët dhe i ka vënë flakën pantallonave, por kanë qenë dy punonjës të policisë civilë, që ndodheshin aty, që kanë ndërhyrë dhe kanë shuar menjëherë zjarrin.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që e ka shoqëruar drejt spitalit për të parë gjendjen e saj shëndetësore.