Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi është kapur në flagrancë duke hyrë për të vjedhur në bashkinë e këtij qyteti.
I riu me iniciale Xh.K. u kap në orët e vona të mbrëmjes të së hënës duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë Durrës.
Ai akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.