Një 31-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi me karrotrecin e tij ka tentuar të grabisë një automjet tip “Ford Focus”.
Sipas asaj që njofton policia ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ndërkohë gjatë kontrollit të karrotrecit, Policia gjeti dy targa të një automjeti tjetër, të cilat dyshohet se ishin vjedhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Karrotreci, së bashku me targat e dyshuara si të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.