Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës të shtunën. Një 34-vjeçar është vënë në pranga për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.
Të shtunën ai ka tentuar që të vrasë një bashkëmoshatar me thikë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Po ashtu për ngjarjen është proceduar në gjendje të lirë edhe i plagosuri. Kjo për arsye se ka goditur me sende të forta autorin e ngjarjes.
“Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K. Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Deri më tani nuk dihen arsyet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për t’i zbuluar ato.