Aktualitet Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari me...

Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari me dy emra

Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj, i akuzuar për tentativën e vrasjes së dy efektivë të policisë dy vite më parë në Vlorë, është ekstraduar këtë të enjte nga Belgjika drejt vendit tonë.

Policia e Shtetit thotë se ndaj tij “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja

Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga policia.