Një nuse e re është arrestuar me akuzën se ka mashtruar bashkëshortin e saj për t’i marrë 1 milion dollarë.
26-vjeçarja Lin Helena Halfon mendohet se është përpjekur të tërheqë çeqe prej 1 milion dollarësh nga llogaria bankare e burrit 77-vjeçar.
Ajo u arrestua në aeroport disa muaj pasi u martua me një ceremoni për të cilën familja e burrit nuk di gjë fare.
Halfon u ka thënë punonjësve të bankës që po i përdorte paratë për të blerë një jaht në Majemi, sipas “Tampa Bay Times”. Por, kur burri mori vesh për këtë, njoftoi autoritetet.
Tashmë, nusja e re akuzohet për pastrim parash, mashtrim të organizuar dhe shfrytëzim të një personi të moshuar.