Kur dëgjoi ulërimat për ndihmë të një vajze, nuk u mendua dy herë, por u ngrit nga shtrati, doli nga apartamenti i tij dhe ndërhyri duke ndaluar përdhunuesin.
Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura të Romës, jo larg Piazzale Clodio, ku një grua 30-vjeçare i shpëtoi një tentative përdhunimi në apartamentin e saj nga ana e një ukrainasi 36-vjeçar, i sinjalizuar më parë si maniak seksual.
Gruaja po rikthehej nga puna, rreth orës 11 të natës, kur u godit nga mbrapa në korridorin e pallatit, me ukrainasin që filloi ta zhvishte. Por italiania filloi të bërtiste, edhe pse e penguar, duke alarmuar komshinjtë.
Por ndërkohë që disa filluan të merrnin policinë të alarmuar nga zhurma, një prej tyre vendosi të zbriste deri në aktin e parë, duke u përballuar me përdhunuesin.
Instrumentet i kishte, ashtu edhe kurajën. Andrea Marcelli kishte një të kaluar si boksier profesionist, sport që kishte lënë mënjanë nga mosha, tashmë 55 vjeçare, por që vazhdon si trajner.
“Kur zbrita pashë një gjigant, të paktën 100 kile, që ndodhej sipër vajzës së dëshpëruar, duke tentuar ta tërhiqte në errësirën e një bodrumi. Aty filloi përleshja”.
Shembulli i ish-boksierit i dha kurajë edhe disa komshinjve të tjerë, që arritën të bllokonin agresorin deri në ardhjen e forcave të policisë, që e arrestuan.