Deputeti i PD, Flamur Noka tentoi t’i vendoste flakën banderolës së shpalosur prej tyre në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Deputetët e përjashtuar të opozitës që qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, spërkatën me benzinë pankartën dhe tentuan t’i vendosnin zjarrin. Por banderola u fik nga punonjësit e Gardës.
Këta të fundit më pas tërhoqën banderolën duke mos e lejuar opozitën që t’i vendoste flakën.
Në nervozizëm e sipër, deputeti i PD Flamur Noka hodhi shishen në drejtim të punonjësve të Gardës.