Aktualitet Tenton të vjedhë xhiron ditore të marketit, punonjëset bllokojnë 34-vjeçarin

Tenton të vjedhë xhiron ditore të marketit, punonjëset bllokojnë 34-vjeçarin

Një tentativë për vjedhje në Durrës është parandaluar ditën e sotme në lagjen Nr.1. të qytetit bregdetar rreth orës 15:30.

Një 34-vjeçar me iniciale O.Z., nën kërcënimin e thikës tentoi të vidhte xhiron ditore të marketit.

Por punonjëset e penguan dhe lajmëruan policinë.

Në tentativë për t’u larguar pa mundur të marrë asgjë, autori dëmtoi me thikë lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.

Megjithatë, ai u arrestua nga policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.