Në mbledhje e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza se një bankë e nivelit të dytë ka tentuar të bllokojë transaksionet bankare të Partisë së Lirisë.
“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është.
Ça je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.
Më tej, Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë. “Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden”, tha kreu i PL.