Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçaren, Erisa Fero, Likmet Bashën dhe 17-vjeçarin M. K.
Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rendon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.
28-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës, dy ditë më parë, teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kilogramësh kanabis sativa.