Origjina e emrit: Gjeneza e emrit Tepelena është shpjeguar në mënyra të ndryshme. Ekziston varianti Tepedelenë (kokëshpues) krahas Tepe e Lenës (Kodër e Lenës) e jo më pak intrigues e bindës është emri Antibylynë (përballë Bylynëve), që më pas evoluoi në Tepelenë.
Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë.
Në fundin e shekullit të 9-të, Tepelena hyn në Themën e Nikopopjës pastaj në Despotatin e Epirit
Themeluar: Rreth shek IV
Objektet kryesore: Kalaja e Ali pashë Tepelenës.
Data historike: Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Më 1789 Tepelenën ra në dorë të Ali pashë Tepelenës.
Karakteristika: Është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një kështjellë në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës.
Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës.