I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u tërhequr nga marrja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës.
“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan kreu i demokratëve, Lulzim Basha në Twitter.
Drejtuesit e opozitës prej disa ditësh kishin denoncuar se Valdrin Pjetri ishte dënuar në Itali për akuza të lidhura me drogën dhe për këtë arsye i ishte ndaluar hyrja në këtë vend për shumë vite.