Situata në Fier dhe në Vlorë pas përmbytjeve të ditëve të fundit është normalizuar. Nga Prefektura e Fierit mësohet se Lumi Vjosa është tërhequr dhe niveli i ujit po ulet.
Në fshatrat Ferras dhe Levan të Fierit ka rënie të nivelit të prurjeve duke bërë që situata të qetësohet.
Megjithatë, sipërfaqe të tëra toke bujqësore ndodhen nën ujë, por edhe aty vihet re ulje e nivelit të ujit.
Banesat e qytetarëve në Novoselë dhe në fshatra të tjerë kanë qenë të bllokuara, ndërsa sot uji është larguar por ka lënë pas baltë dhe inerte.
Banorët e këtyre zonave kanë fjetur tek të afërmit e tyre pasi u evakuuan nga banesat.
Edhe aksi rrugor Levan-Mifol sot është i hapur për qarkullim ndryshe nga një ditë më parë ku ishte i pakalueshëm për automjetet e vogla.