Aktualitet Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e sotme në Elbasan.

Sipas të dhënave të para rezulton se lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3.9, me thellësi 10 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre.