Aktualitet Tërmet në Fier, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë e Lushnje

Tërmet në Fier, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë e Lushnje

Lëkundje tërmeti në Fier janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në fshatin Çifçi të Fierit, në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Lushnjes e Vlorës, si dhe në zona të tjera përreth.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.