Një tërmet i fortë ka kthyer edhe njëherë panikun tek banorët e Gjirokastrës dhe zonave rreth saj.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, lëkundjet kanë qenë me një magnitutë 4.1 të shkallës riter, ku epiqendra ka qenë në Greqi.
Lëkundjet janë ndjerë pas mesnate rreth orës 01:53 dhe kanë qenë me një thellësi 5 kilometra, dhe me epiqendër 19 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.
Deri tani nuk janë raportuar dëme në banesa, pasi fuqia e lëkundjeve ka qenë më e madhe në territorin grek.
Pas këtij tërmeti të fortë janë ndjerë dhe disa paslëkundje me një mangitutë më të vogël, që varionte nga 3 deri në 4 të shkallës riter.