Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e të premtes në Shqipëri, rreth orës 6:25.
Tërmeti i magnitudës 4,8, me epiqendër 17 km nga Korça, është ndjerë në të gjithë vendin, sidomos në jug. Thellësia e tërmetit raportohet të jetë 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë për rreth 8 sekonda, por përveç frikës së momentit deri tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale.
Banorët kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e një tërmeti tjetër të madh.
Ndërkohë, në orën 07:53, një tërmet me magnitudë 3,1 është ndjerë në Dragash të Kosovës.