Orët e para të vitit 2020 janë shënuar edhe me lëkundje tërmeti.
Qendra Europiane e Sizmiologjisë raporton se në orën 03:53 minuta është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Adriatik, 47 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit dhe 26 kilometra nga Durrësi.
Në faqen zyrtare të Qendrës Europiane ka pasur shumë komente edhe nga banorë të Durrësit. Një pjesë e tyre e kanë ndjerë tërmetin, ndërsa një pjesë tjetër jo.
Sipas sizmologëve, këto lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë më 26 Nëntor të 2019-s.