Sport Tërmet te Juventus, dorëhiqen drejtuesit dhe presidenti Agnelli

Tërmet te Juventus, dorëhiqen drejtuesit dhe presidenti Agnelli

Tërmet në Torino. I gjithë këshilli administrativ i Juventusit, përfshirë edhe presidentin, Amdrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen.

Agnelli largohet nga klubi pas 12 viteve në drejtim të bardhezinjve. Shkak është bërë çështja e plusvalencave shumë e diskutuar kohët e fundit.

Dorëheqja në bllok e anëtarëve të këshillit administrativ është pasuar edhe nga vendimi i pakthyeshëm i zv-presidentit Pavel Nedved, administratorit të deleguar, Maurizio Arrivabene, ndërsa mësohet se hetimet e organit të akuzës në lidhje me falsifikimin e bilancit janë gjithashtu një nga shkaqet e vendimit ekstrem të të gjithë zinxhirit drejtues.

Në këtë mënyrë, mbyllet një nga epokat më të suksesshme të klubit nga Piemonte pasi nën drejtimin e Andrea Agnellit që nga viti 2010, Juventus ka fituar 9 tituj kampion Italie.