Lëkundjet e tokës përfshijnë edhe Italinë. Sot në orën 4.37 të mëngjesit një termet i magnitudës 4.8 ka goditur zonën e Mugellos, jo larg nga Firence.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik në banorët e zonës së prekur, që kanë dalë në rrugë. Raportohen disa banesa të dëmtuara, edhe pse nuk rezultojnë të lënduar, ndërsa shkollat e zonës janë mbyllur.
Lëkundja e orës 4.37 ishte njëra prej 90 lëkundjeve përgjatë natës, një pjesë e mirë e tyre sipër magnitudës 3.
Rreth 100 persona rezultojnë aktualisht të pastrehë sepse banesat janë deklaruar si të dëmtuara rëndë.
Tërmeti i fundit i rëndësishëm në zonë kishte ndodhur 100 vite më parë, në 1919, ku një tërmet 8 ballë rrafshoi disa fshatra dhe shkaktoi rreth 100 të vdekur.
Mugello është i famshëm në botë veçanërisht për pistën automobilistike që Ferrari por edhe skuadra të tjera të Formula 1 përdorin për të testuar risitë e tyre teknologjike.