Kryesore Tërmeti lëviz tokën me 10 cm në Shqipëri

Tërmeti lëviz tokën me 10 cm në Shqipëri

Tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ka shënuar deri tani 30 viktima, ndërkohë nuk ka asnjë numër zyrtar në lidhje me ato që ndodhen poshtë rrënojave.

Sipas ANSA-s lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Imazhet janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia, Evropa (Esa) dhe Komisioni Evropian, analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv).

Radari i hapjes sintetike (Sar) lejoi të matë deformimin e tokës, siç ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Ndër të tjera bëhet me dije se deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur një palë imazhe radar të marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit.

Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një harte të zhvendosjes së tokës.