Pamjet që vijnë nga Maroku janë të frikshme. Tërmeti që goditi vendin mbrëmjen e së premtes ka shkaktuar deri më tani mbi 600 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar televizioneve marokene.
Lëkundjet e forta të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 janë regjistruar me orën lokale në 23:11 të së premtes.
Epiqendra është lokalizuar në zonën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra pranë fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit.
Lëkundjet e forta janë ndierë në të gjitha rajonet e maleve Atlas, madje edhe në dy qytetet e mëdha Kazablanka dhe Rabat. Kohëzgjatja e tërmetit ka qenë rreth 30 sekonda.
Dëmet materiale janë të shumta. Raportohet për qindra ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara.
Siç duket nga video të publikuara në rrjetet sociale, ndërtesat janë shembur si pasojë e dridhjeve të forta. BBC shkruan se tërmeti është ndjekur 19 më vonë nga një pasgoditje tjetër shumë e fortë.
Njerëzit kanë vrapuar të alarmuar në rrugë.
La scossa di magnitudo 6.8 nella scala Richter, ha scosso l’intero paese, con echi anche nelle nazioni confinanti, fino in Mauritania, Algeria, Gibilterra e perfino in Portogallo. Almeno 300 morti.#Terremoto #Marocco #Morocco #morocoearthquake #earthquake pic.twitter.com/jqQKgKOjPz
— Davide Scifo (@strange_days_82) September 9, 2023
Prayer for Morocco 🇲🇦 #earthquake #Marocco #G20India2023 #Jawan #BharatMandapam #JawanBlockBuster #TejRan #ChandrababuNaidu #HappyBirthdayAkshayKumar pic.twitter.com/7io3acRfHJ
— . (@M4Ak43) September 9, 2023