Futbollisti turk dhe lojtari i Atalantës, Merih Demiral, ka publikuar në Twitter një pjesë të bisedës së tij me Cristiano Ronaldon dhe ka shpallur ankandin e fanellës.
“Jam shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi”, tha Ronaldo, i cili aktualisht luan për Al Nassr të Arabisë Saudite.
Fanella e Juventusit e Ronaldos me firmën e tij do të shitet në ankand.
Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të dhurohen për viktimat e tërmetit në Turqi.