Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook numrat e kontaktit si dhe adresën e e-mail në shërbim të shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
Rama thotë se vendi ynë është në solidaritet të plotë me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira dhe se Ministria e Jashtme është në kontakt të pandërprerë me familjet shqiptare atje.
“Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në: –Tiranë: (+355) 696 773 168, –Stamboll:(+90) 539 656 621 9, –Ankara: (+90) 549 561 198 5, në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it: [email protected]. Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona“, shkruan Rama.