Zvicra ka akorduar 1,4 milionë euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
“Një vlerësim nga Ndihma Humanitare Zvicerane zbulon se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë Euro–ndërsa një fond prej 450,000 Euro është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore. Mbështetja direkte i ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës”, thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane në Tiranë.
Tre linjat e para të veprimit përfshirë inspektimin nga inxhinierë të strukturave, strehimin, dhe një skemë pilot për mbështetje financiare.
“Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efiçente dhe gjithë-përmbledhëse”, thotë Ambasadori zviceran Adrian Maître. “Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bern, Ambasada dhe projektet tona bashkërenduan dhe dhanë maksimumin e mundshëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit. Gjithashtu, pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne ramë dakord që të shtojmë mbi 450,000 Euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura”, deklaron Ambassador Maître.
Faza e re e mbështetjes fokusohet në rindërtimin e të paktën 5 qendrave në Durrës dhe përreth, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze strukturore nga tërmeti dhe të cilat nuk konsiderohen të sigurta për qytetarët dhe për stafin mjekësor. Rreth 45,000 banorë mbulohen nga këto 5 qendra, dhe të cilët aktualisht por marrin vetëm shërbime mjekësore minimale.
Ekipi i përgjigjes së shpejtë siguroi strehim dimëror për 1,100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo linjë e mbështetjes përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline.
Megjithatë, kjo nuk është ndihma e vetme, pasi ambasada bën të ditur se do të ketë një tjetër mbështetje nga Zvicra pas konferencës së donatorëve në muajin janar.