Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në një aeroport të Amsterdamit me akuzën e fshehjes së veprës penale dhe pastrimit të parave.
I riu, identitetin e të cilit autoritetet vendase nuk e bëjnë publike u ndalua në aeroportin e Schiphol-it pasi njëra nga valixhet që po tërhiqte iu hap dhe prej andej era e fortë shpërndau një sasi të konsiderueshme parash.
Punonjësit e aeroportit njoftuan oficerët e policisë të njohur si “Maraechausse”, një degë e ushtrisë holandeze e ngarkuar me detyrën e garantimit të sigurisë së aeroporteve të vendit.
Sipas autoriteteve, shqiptari nuk ishte në gjendje që të jepte një version të besueshëm mbi burimin e parave dhe as përse po lëvizte me këtë sasi parash me vete.
Shuma nuk bëhet me dije, por mediat vendase flasin për një shifër që shkon deri në 500 mijë euro.