Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano firmosi një urdhër ku kërkon zbatimin e rregullores që parashikon testimin e drogës për efektivët e Policisë.
Testimi do të kryhet për të gjithë punonjësit, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano njoftoi firmosjen e një marrëveshje bashkëpunimi me një laborator privat për kryerjen e këtyre analizave.
Urdhri i drejtorit të Policisë së Shtetit i është shpërndarë të gjitha strukturave qendrore dhe vendore për zbatim dhe pritet që në ditët në vijim të kryhen testimet e para.
Nano u shpreh se ka kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.
Përzgjedhja e efektivëve që do të kryejnë testimin do të jetë rastësore dhe do të vijoj gjatë gjithë kohës, ndërsa udhëzimi për zbatimin e kësaj rregulloreje ka ardhur pas disa rasteve të implikimit të efektivëve të policisë bë aktivitete të paligjshme, ku nuk kanë munguar rastet e përfshirjes edhe në prodhim dhe shitje të narkotikëve.