Sport Test zjarri për futbollin spanjoll: A kërcënohet hegjemonia iberike në Champions?

Test zjarri për futbollin spanjoll: A kërcënohet hegjemonia iberike në Champions?

Real Madridi, Barcelona dhe Sevilla do të duhet të tregojnë versionin e tyre më të mirë për të qenë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Me Atletico Madrid të eliminuar tashmë, tre përfaqësuesit spanjollë në konkurrencën e lartë kontinentale për klubet janë “çiftëzuar” në shortin e 1/8 finale me rivalë të vështirë: PSG për Real Madrid, Chelsea për Barcelonën dhe Manchester United për Sevilla. Për herë të parë në katër vitet e fundit, hegjemonia e ekipeve të La Liga-s në Ligën e Kampionëve duket të jetë në diskutim. Në atë periudhë, Real Madridi ka shtuar tre tituj dhe një Barcelona. Përveç kësaj, Atlético Madrid ka qenë finalist dy herë.

Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, të bardhët kanë shtatë gjysmëfinale të njëpasnjëshme dhe Barça ka luajtur shtatë të tilla në dhjetë vitet e fundit. Do të ishte e nevojshme të ktheheshim dymbëdhjetë vite në kohë për të gjetur vendet e Champions-it pa praninë e ekipeve spanjolle. Në sezonin 2004-2005, Barcelona ra në raundin e dytë kundër Chelsea dhe Real Madridi bëri të njëjtën gjë kundër Juventusit. Në pesë sezonet e fundit kanë qenë gjithmonë të paktën tri skuadra spanjolle në çerekfinale, një shifër që duket më e vështirë për t’u arritur këtë kohë.

Ja bilanci i ekipeve spanjolle në tetëshe të Champions-it
Champions 2016-2017: Real Madrid, Barcelona, ​​Atlético Madrid dhe Sevilla në tetëshe. Ata janë kualifikuar: Real Madridi kundër Napolit, Barça kundër PSG-së dhe Atlético Madrid kundër Leverkusen, minus Sevilla, që dështoi kundër Leicester.

Champions 2015-2016: Real Madrid, Barcelona dhe Atlético Madrid në tetëshe. Ata janë kualifikuar : Real Madrid kundër Romës, Barcelona kundër Arsenalit dhe Atlético Madrid kundër PSV.

Champions 2014-2015: Real Madrid, Barcelona dhe Atlético Madrid në tetëshe. Ata janë kualifikuar: Real Madrid kundër Schalke 04, Barcelona kundër Manchester City dhe Atlético Madrid kundër Leverkusen.

Champions 2013-2014: Barcelona, ​​Atlético Madrid dhe Real Madrid në tetëshe. Ata janë kualifikuar: Barça ndaj Manchester City, Atlético Madrid ndaj Milanit dhe Real Madrid kundër Schalke 04.

Champions 2012-2013: Valencia, Real Madrid, Malaga dhe Barcelona në tetëshe. Kjo ndodhi kështu: Real Madrid kundër Manchester United, Malaga ndaj Porto dhe Barcelona ndaj Milanit. Valencia ra para PSG-së.

Champions 2011-2012: Barcelona dhe Real Madridi në tetëshe. Të dy u kualifikuan ndaj Leverkusen dhe CSKA Moskës, respektivisht.

Champions 2010-2011: Valencia, Barcelona dhe Real Madrid në tetëshe. Ata u kualifikuan kundër Lyon-it dhe Arsenalit, respektivisht. Valencia u eliminua nga Schalke 04.

Champions 2009-2010: Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla në tetëshe. Eliminohet Real Madrid kundër Lyon dhe Sevilla kundër CSKA, kalon vetëm Barça kundër Stuttgart.

Champions 2008-2009: Barcelona, ​​Atlético Madrid, Real Madrid dhe Villareal në tetëshe. Eliminohet Atlético Madrid kundër Porto dhe Real Madrid kundër Liverpool. Kualifikohet Barça kundër Lyon dhe Villarreal kundër Panathinaikos.

Champions 2007-2008: Real Madrid, Sevilla dhe Barcelona në tetëshe. Eliminohet Real Madrid kundër Romës dhe Sevilla kundër Fenerbahce. Kualifikohet vetëm Barça kundër Celtic.

Champions 2006-2007: Real Madrid, Valencia dhe Barcelona në tetëshe. Eliminohet Real Madrid kundër Bayern Munich dhe Barcelona kundër Liverpool. Kalon vetëm Valencia kundër Interit.

Champions 2005-2006: Real Madrid, Villarreal dhe Barcelona në tetëshe. E​liminohet Real Madrid kundër Arsenalit. Kalon Barça kundër Chelsea dhe Villarreal kundër Rangers.

Champions 2004-2005: Real Madrid dhe Barcelona në tetëshe. U eliminuan të dyja skuadrat: Real Madrid kundër Juves dhe Barça kundër Chelsea./Telesport.al