Një ekip shkencëtarësh nga Instituti Universitar i Mynihut për Sëmundjet Tropikale, kryen teste të loronavirusit derë më derë të premten si pjesë e një studimi mbi pandeminë dhe efikasitetin e mundshëm të antitrupave.
Kreu i Laboratorit të testimeve, Andreas Wieser, shprehet se për të kuptuar saktësisht se sa njerëz janë infektuar me SARS Cov2, është e nevojshme të kryen sa më shumë testime.
“Përcaktimi i numrit të rasteve të panjohura është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të dimë se sa është përhapur dhe se sa infeksione të reja të SARS-CoV-2 ka në Gjermani. Grupe të caktuara të pacientëve janë më të përshtatshëm se disa të tjerët. Ne gjithashtu duam të dimë se sa njerëz infektohen nga koronavirusi pa pasur simptoma ose vetëm me simptoma shumë të lehta, ata që as nuk janë të vetëdijshëm për virusin. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme t’i testoni këto raste disa herë, sepse në këtë mënyrë do të gjejmë edhe njerëzit që nuk kanë simptoma ose simptoma të lehta”, thotw Andreas Wieser, kreu i Laboratorit të testimeve në Klinikën Universitare.
Përveç analizimit të përhapjes së virusit, shkencëtarët gjithashtu shpresojnë të marrin informacione në lidhje me antitrupat e njerëzve që ishin infektuar më parë me COVID-29 pa shfaqur simptoma.
Sipas universitetit, vizitat nga dera më derë për studimin do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.
Me këtë iniciativë, shkencëtarët shpresojnë të gjejnë një përgjigje për efikasitetin që kanë masat e izolimit, ajo e distancës sociale e fizike në luftën me COVID-19.
Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë më vonë politikëbërësit në vendimet e tyre për heqjen e masave kufizuese.