Shqipëria ka shënuar për herë të parë kohën më të gjatë pa viktima nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Viktima e fundit është shënuar më 26 Qershor, duke bërë që tashmë të hyjmë në javën e dytë pa asnjë viktimë, pasi sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë janë 8 ditë pa viktima nga Covid-19.
Ndërkohë, vetëm një i infektuar nga kryeqyteti në 2144 testime për Covid-19 është shënuar në 24 orët e fundit.
Muaj Qershor u mbyll me 5 viktima, duke u bërë muaji që ka regjistruar shifrën më të ulët të vdekjeve nga Covid-19.
Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë raportuar zyrtarisht 2456 humbje jete në spitalet Covid.
Numrin më të lartë të vdekjeve e kanë katër qarqe, Tirana kryeson me 997 vdekje, më pas renditet Elbasanit me 252, qarku i tretë është Fieri me 242 humbe jete dhe më pas renditet Durrësi i cili ka 234 viktima, që nga Marsi i vitit të kaluar.
Dy qarqet që kanë më pak viktima janë Kukësi dhe Dibra, të cilat kanë 34 dhe 48 humbje jete. Këto shifra sipas ekspertëve lidhen edhe me numrin e popullsisë së qarqeve por edhe me shkallën e përhapjes në komunitet të koronavirusit.
Veç uljes së numri të viktimave në rënie janë dhe të infektuarit dhe të shtruarit në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spital janë të shtuar 4 pacientë, prej të cilëve tre gra janë nga Elbasani. Pacientet e shtuara në Spitalin Infektiv janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi pasi Sars Cov-2 u ka prekur një pjesë të madhe të mushkërisë.
Pavarësisht se janë mbi 60 vjeç, sipas bluzave të bardha asnjë prej tyre nuk është vaksinuar me ndonjë prej vaksinat antiCovid.
Rastet aktive me koronavirus janë 52, ku thuajse gjysma ndodhen në Tiranë.