Në Kosovë vijon të paraqitet e paqëndrueshme situata me pandeminë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 147 raste të reja dhe tetë viktima.
Deri tani autoritetet kanë mundur të kryejnë 51 669 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 13.601 kanë rezultuar pozitivë. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 533 qytetarë të prekur me Covid, shumica prej të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjithashtu, përgjatë 24 orëve kanë mposhtur virusin 197 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 9792.
Rastet pozitive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.