Në 24 orët e fundit janë regjistruar 510 raste të reja me COVID nga 2198 teste të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.
Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria njofton se në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.