Pandemia e Covid-19 në Kosovë paraqitet më e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tetë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1002 testeve të dyshuara, 181 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
“Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515”, deklaroi Institutit Kombëtar të Shëndetit
Rastet pozitive: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.