Kryesore Tetë viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë qytetarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për qytetarë nga mosha 64 vjeç deri në 80 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65-vjeçar nga Kavaja, një 68-vjeçar nga Kurbini, dy 76-vjeçar nga Tirana, një 64-vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova, një 80-vjeçar nga Fieri”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Gjithsej janë zbuluar 410 qytetarë me koronavirus. Numrin më të lartë të rasteve e ka Tirana me 265 persona të infektuar.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.