Ingrit dhe Inis Gjoni kanë qenë të ftuara në emisionin “Pa limit”, të cilin e drejton moderatorja Luana Vjollca. Por një deklaratë e pahijshme e këngëtares, Ingrit, është kapur menjëherë nga ndjekësit e emisionit.
Këngëtarja dëgjohet t’i thotë njërit prej aktorëve teksa e përqafon “Epo se na çau tr*pin”, ndërkohë që moderatorja Luana Vjollca ndodhej pranë saj.
Menjëherë pasi videoja u publikua në Youtube, Ingrit Gjoni reagoi në Instagram duke thënë se gjithçka ishte keqkuptuar dhe se ajo nuk e kishte thënë atë fjalë për moderatoren por për emisionin.
Ingriti nuk e mohoi të ketë thënë atë fjalë edhe pse ishte drejtpërdrejt në televizion:
“Më vjen shumë keq që u bë e madhe kjo gjë… Luana Vjollca është një vajzë e shkëlqyer dhe mikeshë shumë e mirë e imja. Ajo ç’ka u shkrua dhe u dëgjua sot me hedhjen e videos në Youtube, nuk ka të bëjë me Luanën. Unë si natyrë nuk i pëlqej shumë lojërat e tejzgjatura ndaj dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë me Rolandin. Gjithë kohën është folur për lojën dhe asnjë moment për moderatoren. Gjithsesi ju duhet të jeni të lumtur ,se lajme doni të bëni, edhe kur bëhet fjalë për një lojë. Që të jeni të qetë, ishte për lojën e tejzgjatur, jo për moderatoren”: shkruan Ingriti.
Ingrid Gjoni nuk e duron dot Luanën: Na çau… by lapsi-al