Eric Roberts, vëllai i Julia Roberts ka kërkuar ndjesë publikisht për deklaratat se ajo u bë e famshme prej tij.
“Uroj që Julia ta pranojë këtë ndjesë publike. Ishte diçka e pavlerë për t’u thënë”, shkruan ai në librin e tij, “Runaway Train: Or the Story of My Life So Far”.
Eric është babai i Emma Roberts dhe përgjatë viteve, ai mori meritat për karrierën në aktrim të vajzës dhe motrës së tij.
Në vitin 2018, ai i tha Vanity Fair: “Nëse s’do të ishte për mua, s’do të kishte as Julia Roberts dhe as Emma Roberts si të famshme, si aktore dhe jam shumë krenar për këtë. Jam shumë krenar që të gjithë e dinë që isha i pari. Isha i pari që u nominova për Golden Globe dhe Academy Award, kështu që jam shumë krenar për këtë”.
Madje, ai mori merita edhe për kontratën e Julia me WME.
68-vjeçari u vendos në Nju-Jork në moshën 17-vjeçare për t’u bërë aktor. Ai ia doli me rolin në filmin e vitit 1978 “King of the Gypsies”.
Por motra e tij e vogël, erdhi në Nju Jork në 1985 dhe pati një karrierë të frytshme që e tejkaloi atë të vëllait.
Eric ka qenë i varur nga kokaina dhe humbi kujdestarinë e së bijës, Emma, kur ajo ishte ende foshnje.
Ai shkruan se humbja e kujdestarisë ishte “pasoja më e madhe” e përdorimit të drogës.