Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili disa ditë më parë ka thënë se është i gatshëm të vrasë edhe veten për të mos lejuar krijimin e Juntave Ushtarake.
Ngjela tha se kjo ishte një deklaratë me të cilën u tallën shqiptarët, ndërkombëtarët, madje edhe amerikanët nuk e përfillën.
Ngjela: Shqiptarët ta matin mirë se kë zgjedhin. Si mundet presidenti i një vendi të NATO-s të thotë që do vras veten që të shpëtojë Juntat. Këto janë psikologjia e një 13-vjeçari, por është fatkeqësi që drejton Shqipërinë. Ai nuk drejton ndonjë gjë të madhe, po gjithsesi është president. E mori vesh e gjithë bota që ai tha unë mund të vras veten.
Gazetarja: Ishte deklaratë që bëri jehonë në shumë media ndërkombëtare.
Ngjela: U tallën. U tallën shqiptarët brenda. Biles disa i thoshin me cinizëm ik sa më shpejt. Janë budallallëqe ato. Ku ka politikanë që thonë do vras veten. Ai komunikoi me amerikanët ata nuk e përfillën. Kërkon garanci. Nuk i jep njeri garanci. Po ka futur duart te paraja e shtetit do përgjigjet.