Një ditë më parë zëvendëskryeministri, Erion Braçe tha se kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte blerë një vilë me vlerë 500,000 euro në Palasë. Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Basha, i cili tha se do ta padisë Braçen për shpifje.
“Këta s’kanë përgjigje për këtë plan (i referohet planit me 5 pika të PD) dhe për të justifikuar paratë që do shkonin për familjet që s’kanë të ardhura, shpifin. Erionin (i referohet Veliajt) e kam çuar për shpifje për ndjekje penale. Por meqë është dhe ky i dyti, do e çoj dhe këtë për ndjekje penale për shpifje.
Pasuria ime është e deklaruar që në vitin 2005. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen time për të më penguar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë të deklaruara që në vitin 2005. Kanë polici e prokurori, aty i kanë le ti hetojnë”, tha Basha.