Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lëshoi akuza ndaj zyrtarëve të Beogradit.
Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruan se krerët e Serbisë po mundohen të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria serbe në Kosovë.
“Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh Holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: Holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare!”, shkruan Thaçi.
Presidenti i Kosovës vlerëson se një qasje e tillë e Serbisë nuk ndihmon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.