Në dalje të diskutimeve të samitit të Brdo-Brijunit që sapo u zhvillua në Tiranë, presidenti kosovar Hashim Thaçi komentoi diskutimet me dyer të mbyllur të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Thaçit, në samit u diskutua edhe çështja e Kosovës, ku ai theksoi faktin që mos liberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe një ndëshkim për popullin kosovar”.
Presidenti kosovar ritheksoi edhe që aplikimi i taksës me Serbinë është legjitim dhe do “të mbetet në fuqi”, edhe pse dialogu mes palëve duhet të vazhdojë “i pakushtëzuar, me arritjen e një marrëveshje të pakushtëzuar dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, qe nuk krijon vija etnike, dhe që përfshin Medvegjën Preshevën dhe Bujanovcin në territorin e Kosovës”.
Më pas presidenti kritikojë zhvillimin e samitit të Berlinit, duke thënë se ka qenë “personalisht i tmerruar kur kam mësuar që organizatorët aty nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara, pa rolin e saj nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm, jo më marrëveshje”, dhe shtoi se mendon se samiti i ardhshëm në Paris do të gjej një qëndrim evropian më të unifikuar.
Thaçi zbuloi edhe që i kërkoi përfaqësuesit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, të njohë Kosovën, si edhe për kërkesën ndaj Vuçiç për njohjen e krimeve serb në Kosovë.
I pyetur nga A2 CNN, mbi një takimi me Ramën dhe Mogherinin, presidenti kosovar pohoi se me homologun shqiptar kishte diskutuar ditën e djeshme në mënyrë të hapur mbi “heqjen e tërësishme të kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë”, edhe pse bën një lapsus dhe thotë “Serbi”, që cilëson si një model evropian, euroatlantik, “asnjë nuk i duhet të frikësohet integrimit kombëtar dhe një hapësire kudo që jetojnë shqiptaret pa kufi, në lëvizje të lirë, gjithmonë me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Asnjë nuk duhet t’i trembet këtij pozicioni, as nga reagimi i presidentit serb as ndonjë injoranti…”, përfundoi Thaçi, duke nënvizuar fjalën e fundit, qw duket se e kishte ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.